1 of 12

Slide Notes

DownloadGo Live

FIZIK

No Description

PRESENTATION OUTLINE

ENERGJIA

  • Çdo trup që lëviz kryen punë. Energjia të cilën e ka trupi që lëviz quhet energji kinetike. Kur një trup ngritet për një lartësi të caktuar, kryhet një punë. Energjia të cilën e kanë trupat në bazë të pozitës së tyre ndaj sipërfaqes së tokës quhet energji potenciale e gravitetit. Pra energjia është aftësi e trupit për të kryer një punë. Shuma e energjisë kinetike dhe potenciale quhet energji mekanike.

Untitled Slide

  • Përveç energjisë kinetike dhe potenciale, eksistojnë edhe lloje të tjera të energjisë, si: energjia e nxehtësisë, energjia elektrike, energjia kimike etj. Energjia e nxehtësisë në termoelektranë shëndërrohet në energji elektrike, kurse kjo e fundit në furrën elektrike në energji të nxehtësisë.

ENERGJIA KINETIKE

  • Çdo trup që lëviz themi se ka një energji e cila quhet energji kinetike. Energjia kinetike e trupit varet nga masa dhe shpejtësia me të cilën lëviz trupi. Energjia kinetike është në përpjestim të drejtë me gjysmën e prodhimit të katrorit të shpejtësisë së trupit dhe masës së tij. Me këtë shprehje kuptojmë se përveç masës, figuron edhe shpejtësia, që d.m.th. se të gjithë trupat që lëvizin (me shpejtësi v) kanë energji kinetike.

Untitled Slide

  • Trupat që gjenden në qetësi nuk kanë energji kinetike. Nëse në një trup veprojmë me forcë konstante F atëherë trupi do të lëvizë. Energjia kinetike është aftësia e trupit që të kryejë punë për shkak të lëvizjes së tij. Puna e cila kryhet për ta lëvizur një trup është e barabartë me ndryshimin e energjisë kinetike të trupit. Me këtë përfundim shprehet raporti punë - energji.

ENERGJIA POTENCIALE

  • Trupat mund të kenë energji potenciale për shkak të pozitës ose trajtës (formës) së tyre. Energjia potenciale është aftësia e trupit për të kryer një punë në bazë të pozitës ose trajtës së tyre. Nëse trupin me masë e ngrisim nga sipërfaqja e tokës për një lartësi, në këtë rast kemi kryer një punë për të zotëruar forcën e gravitetit tokësor.

Untitled Slide

  • Energjia potenciale e gravitetit është në përpjestim të drejtë me prodhimin e peshës së trupit dhe lartësisë së tij në krahasim me nivelin e vrojtuar. Kurse trupat elastik nëse nuk zgjaten ose nuk ngjeshen nuk kanë energji potenciale elastike.

LIGJI MBI RUAJTJEN E ENERGJISË MEKANIKE

  • Ruajtjen e energjisë mekanike do ta sqarojmë duke analizuar energjinë kinetike dhe potenciale të gravitetit gjatë hedhjes dhe rënies së një trupi. Energjia kinetike fillestare e trupit është e barabartë me energjinë kinetike të fundit. Kjo që u tha është në pajtim me parimin punë - energji.

Untitled Slide

  • Shuma e energjisë kinetike dhe potenciale të gravitetit gjatë ngritjes dhe rënies së trupit gjithmonë ruhet. Ruajtjen e energjisë mekanike mund ta vërtetojmë edhe për sferën e lidhur në sustën elastike që kryen lëkundje rreth pozitës baraspeshuese. Shuma e energjisë kinetike dhe energjisë potenciale në një sistem gjithmonë mbetet e njëjtë. Ajo është madhësi që ruhet.

NXEHTËSIA DHE TEMPERATURA

  • Nga përvoja e përditshme, temperaturën e një trupi mund ta përshkruajmë si diçka që na jep ndjenjën e të nxehtit apo të ftohtit kur e prekim atë trup. Kur në një enë me ujë të ftohtë vendoset në stufë të nxehtë, temperatura e ujit ngritet. Në jetën e përditshme, shpeshherë fjala "nxehtësi" përdoret gabimisht. Rëndom, flitet për kalimin e nxehtësisë nga stufa në një kupë kafeje, nga Dielli në Tokë etj.

Untitled Slide

  • Temperatura është një numër i cili tregon sa është i ngrohtë apo i ftohtë një trup. Kurse, nxehtësia është energji e cila bartet nga një trup në tjetrin për shkak të ndryshimit të temperaturave të tyre.

FUQIA

  • Tashmë, e dimë se çka është puna fizike. Por, disa punë kryhen më shpejt e disa më ngadalë. Puna e kryer për një kohë të shkurtër, është më e vlefshme. Përshembull, motori i një automobili ka fuqi aq më të madhe, sa më shpejt e kryen punën e caktuar. Prandaj, fuqia P është puna e kryer në njësi të kohës. Fuqia është shpejtësia e kryerjës së punës.

Untitled Slide

  • Punoi: Sokol Smailhasanaj
  • Klasa: VII/7
  • Shkolla Fillore: "Ismail Qemali" - Prishtinë.