1 of 11

Slide Notes

DownloadGo Live

GJEOGRAFI: KROACIA

No Description

PRESENTATION OUTLINE

KROACIA

  • Kroacia është një shtet sovran në jug të pjesës qendrore të Europës, buzë Detit Adriatik. Kroacia ka qenë një nga republikat e ish Jugosllavisë e quajtur Republika Socialiste e Kroacisë. Kryeqyteti i Kroacisë dhe qyteti më i madh i saj është Zagrebi. Kroacia është anëtare, e BE-së.

Untitled Slide

Untitled Slide

  • Në Republikën e Kroacisë janë të njohur në veri rajoni kroat dhe në jug rajoni dalmatin në të cilën ndodhet edhe qyteti arbëresh Zara dhe disa venbanime tjera të banuara nga arbëreshët apo nën ndikimin e kulturës së tyre. Kroacia ka territor me përbërje të ndryshme gjeologjike e relievore. Pozita e saj gjeografike është e mirë, ngase nëpër të kalojnë rrugët për në Evropën e Mesme, Gadishullin Ballkanik dhe për në Detin Adriatik.

Untitled Slide

  • Kroacia ka edhe male dhe disa prej tyre janë: Velebiti, Biokova, Kapela e Madhe dhe e Vogël, Pleshevica, Zrinjski Gora, Medvenica, Papuk, Mosllovaçka Gora! Hidrografia është e lloj - llojshme. Kroacia ka shumë lumenj e liqene. Lumenjtë më të njohur janë: Sava, Drava, Una, Kupa, Korana, Cetina, Kërka, Llonja, Çesma, Krapina etj.

Untitled Slide

  • Mes Kapelës së Vogël dhe Pleshevicës gjenden 16 liqenet e Plitvicës, prej të cilëve buron lumi Korana, degë e Kupës e cila derdhet në Savë. Kroatët e përbëjnë 89.6% të popullsisë së Kroacisë, serbët 4.5% (200 mijë banorë), hungarezët (0.5% ose 25 mijë), pastaj ka çekë (25 mijë), boshnjakë e maqedonas (nga 25 mijë), italianë (11 mijë), sllovakë e shqipëtarë (nga 6 mijë banorë) etj.

Untitled Slide

Untitled Slide

  • Kroacia ka ekonomi industrialo - agrare. Zhvillimi i ekonomisë së Kroacisë mbështetet në naftë dhe në gazin natyrorë si burim në fuqinë e kualifikuar punëtore, në kuadra solide. Kroacia e ka të zhvilluar industrinë mekanike dhe të makinave në Zagreb, Karllovc, Vinkovac, Zarë, të makinave bujqësore në Osijekë, Zarë, Split, ndërtimin e anijeve (Rijekë, Pulë, Split), elektroindustrinë në Zagreb.

Untitled Slide

  • Industrinë kimike në Zagreb, Osijek, Split, imdustrinë e drurit (Varazhdin, Karllovac, Osijek, Rijekë), të lëkurë këpucëve (Borovo, Karllovac, Zagreb, Varazhdin), tekstile në (Pulë, Rijekë, Zarë, Vukovar, Karllovac), pastaj industrinë ushqimore në shumë qendra të Kroacisë, sidomos në qytetet e Sllavonisë. Kroacia ka bujqësi të zhvilluar, sidomos në Sllavoni ku gjendet fondi më i madh i tokave të plleshme.

Untitled Slide

  • Në këtë regjion kultivohen drithërat, bimët industriale siç janë panxhari dhe lulja e diellit, në Dalmaci pemët mesdhetare, si hardhia dhe perimet. Blegtoria është e zhvilluar mirë, në veri mbahen gjedhet dhe derrat dhe në kullosat malore mbahen delet. Pyjet në Kroaci mbulojnë 37% të sipërfaqes dhe kanë rëndësi për industrinë e drurit e të letrës.

Untitled Slide

  • Komunikacioni është më i zhvilluar në pjesën veriore p.sh. në Sllavoni, Zagorë e në Prekomurë, kurse komunikacioni lumor bëhet nëpër Savë, Dravë, Kupë kurse ai detar përgjatë bregdetit. Turizmi ka shumë rëndësi për Kroacinë dhe sidomos për Dalmacinë. Në bregdete janë shumë ndërtime si hotele, vila pushimi, terrene sportive etj. Në qytetet bregdetare gjenden shumë motive historike e kulturore, sidomos në Dubrovnik e në Split.

Untitled Slide

  • Qytetet e tjera të njohura në Kroaci janë: Karllovaci, Sisaku, Varazhdini, Osijeku, Sllavonski Brodi,Vukovari etj.
  • Punoi: Sokol Smailhasanaj
  • Arsimtari: Hasan Ymeri
  • Klasa: VII/7
  • Shkolla Fillore: "Ismail Qemali" - Prishtinë.