1 of 8

Slide Notes

DownloadGo Live

GJEOGRAFI: MALI I ZI

No Description

PRESENTATION OUTLINE

MALI I ZI

  • Mali i Zi shtrihet në pjesën jug -perëndimore të Serbisë. Është shtet bregdetar dhe një prej shteteve më të reja, i pavarsuar më 2006 pas shpërbërjes së Bashkimit Shtetëror Serbi dhe Mal i Zi. Mali i Zi ishte principatë dhe më pas mbretëri e pavarur para aneksimit nga Serbia më 1918.

Untitled Slide

  • Ai ka një bregdet në Detin Adriatik në jug - perëndim dhe kufizohet nga Kroacia në perëndim, nga Bosnja dhe Hercegovina në veri - perëndim, nga Serbia në veri - lindje, nga Kosova në lindje dhe nga Shqipëria në jug - lindje. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh në Mal të Zi është Podgorica. Harta e Malit të zi është kjo:

Untitled Slide

Untitled Slide

  • Mali i Zi dallohet me male dhe rrafshe të larta, lugina të thella lumore dhe me gropën tektoniko - karakteristike të Liqenit të Shkodrës. Pjesa lindore dhe qëndrore, janë më të larta, kurse bregdeti është i ngushtë dhe më i ulët dhe i cili shtrihet prej grykës së Bokës së Kotorit e deri tek lumi Buna në kufi me Shqipërinë. Malet më të njohura të Malit të Zi janë: Sinjajevina, Komovi, Maganik, Llovçen e Rumia.

Untitled Slide

  • Kurse fushat e njohura janë e Podgoricës dhe Ulqinit, zgjerimet e luginave lumore të Beranes, Bijellopojës, Plevles dhe Nikshiqit. Klima e Malit të Zi ndryshon varësisht nga relievi dhe afërsia e detit, prej asaj mesdhetare, e ndryshuar mesdhetare, kontinentale në pjesën e brendshme dhe malore në malet e shumta. Mali i Zi i ka disa lumenj siç janë: Moraça, Limi, Tara, Piva, Zeta, Cemi, Lumi Crnojeviq.

Untitled Slide

  • Liqeni i Shkodrës i takon Malit të Zi dhe Shqipërisë, është liqeni më i madh në Gadishullin Ballkanik dhe ka prejardhje tektoniko - karakteristike, kurse liqeni i Plavës ka prejardhje glaciale - morenike. Poashtu, Mali i Zi ka fond të vogël tokash të punueshme, mirpo, ka shumë kullota, sidomos në pjesën lindore dhe veriore, ku ka më shumë male, rrafshe malore me shumë reshje. Mali i Zi nuk ka pasuri të mëdha nëntokësore, përpos qymyrit të murrëm në fushën e Plevles.

Untitled Slide

  • Popullsia e Malit të Zi për 43 vite (1948/91) është rritur gjithsej për 63%, popullsia shqiptare për 110% përkundër emigracionit mjaft intensiv sidomos në SHBA. Qytetet më të njohura në Mal të Zi janë: Podgorica (ish Titogradi), Cetina, Nikshiqi, Berana, Bijellopola, Danillovodradi, Plevla, Budva, Kotori, Tivari dhe Ulqini.

Untitled Slide

  • Punoi: Sokol Smailhasanaj
  • Arsimtari: Hasan Ymeri
  • Klasa: VII/7
  • Shkolla Fillore: "Ismail Qemali" - Prishtinë.