1 of 8

Slide Notes

DownloadGo Live

KIMIA: NATYRA-GJITHËSIA, MATERIA, EKSPERIMENTET, LABORATORI

No Description

PRESENTATION OUTLINE

KIMIA

  • Kimia është shkencë natyrore, e cila studion natyrën, përbërjen dhe ndryshimet që ndodhin në natyrë. Kimia na mëson që të dimë më shumë për përbërjen e natyrës, për fenomenet që ndodhin në natyrë, për përbërjen e artkikujve të cilët përdoren në jetën e përditshme dhe për vetitë e tyre që janë të dobishëm dhe për ato që e rrezikojnë shëndetin.

NATYRA - GJITHËSIA

  • Natyra është hapësirë e gjerë, me përbërje të shumëllojshme. Ajo përmbanë shumë trupa të dukshëm dhe të padukshëm. Natyra rreth planetit tonë është e përbërë nga këto sfera:
  • Litosfera ose Toka (trualli) ku jetojmë,
  • Hidrosfera, e cila përbëhet prej lumenjve, liqeneve dhe deteve,
  • Atmosfera, e cila përbëhet prej disa shtresave, që përbëjnë masën ajrore rreth Tokës dhe disa trupave të tjerë qiellorë,

Untitled Slide

  • Biosfera, e cila është zonë e rruzullit tokësor në të cilën zhvillohet jeta. Biosfera paraqet tërësinë e qenieve të gjalla në tokë, në ujë dhe në atmosferë.

MATERIA (LËNDA) DHE VETITË E SAJ

  • Në natyrë gjendet një numër i madh trupash, siç janë: banka, karriga, tavolina, lapsi, shkumësi dhe të cilët janë të ndërtuar nga materiale të ndryshme. Me një fjalë mund të themi se gjithçka që na rrethon është e përbërë nga materia (lënda). Më 1687, shkencëtari i njohur Isak Njutoni ka theksuar se veçoria themelore e materies është masa. Materie quajmë çdo gjë që ka masë dhe zë vend në hapësirë. Format konkrete të materies, të cilat kanë përbërje dhe veti të caktuara, quhen substanca.

EKSPERIMENTET NË KIMI

  • Eksperimenti është metodë e rëndësishme që zbatohet në kimi. Kjo metodë zbatohet për sqarimin e dukurive, për të analizuar përbërjen e trupave dhe për fitimin e substancave të reja. Në natyrë zhvillohen shumë procese të cilat mund të zgjasin për miliona vjet, ose zgjasin për disa sekonda. Përshembull, formimi i qymyrit të drurit është proces i cili zgjat me miliona vite. Në anën tjetër, paraqitja e zjarrit është proces i cili zhvillohet për një kohë shumë të shkurtër.

LABORATORI I KIMISË

  • Laboratori është objekt me strukturë dhe paisje të veçanta, në të cilin zhvillohen eksperimentet e kimisë. Ai duhet të jetë i pajisur me orendi, ujësjellës, instalim elektrik, ajrim, ndriçim dhe paisje të posaçme. Kabineti i kimisë duhet të jetë i pajisur me të gjitha mjetet dhe enët laboratorike. Eksperimentet në laboratorin e kimisë bëhen nën udhëheqjen e arsimtarit.

Untitled Slide

  • Gjithashtu, duhet të përmendim se eksperimenti në laborator duhet të vëzhgohet me sa më shumë shqisa:
  • Duke vërejtur,
  • Duke shijuar, por me kujdes!
  • Duke dëgjuar, duke nuhatur,
  • Duke prekur, duke punuar dhe duke i shfrytëzuar njohuritë edhe nga lëndët e tjera mësimore.

Untitled Slide

  • Punoi: Sokol Smailhasanaj
  • Arsimtarja: Valdete Deva
  • Klasa: VII/7
  • Shkolla Fillore: "Ismail Qemali" - Prishtinë.