Polivinil Kloridi është i zbuluar në vitin 1872 nga ana e Baumann, prodhimi industrial i artikujve prej PVC-së fillon gjatë viteve 1930, pothuaj njëkohsisht në SHBA dhe në Gjermani.Sot PVC është në vendin e dytë përkrah vëllimi i prodhimit botëror, menjëherë pas polietilenit me rreth 25 milion tonë të prodhuar gjatë vitit 2002. Vetit e PVC-së janë: është i qëndrueshëm ndaj ujit, deterxhenteve dhe disa substancave kimike dhe është mekanikisht i fortë.
Poliamidi ose najlloni u zbulua në fillimet e viteve 1930. Së pari u prodhua nga kompania amerikane Du Pont në bazë të rezultateve hulumtuese të shkencëtarit kimist Wallace Carothers, kurse vetëm disa muaj më vonë edhe gjermanët filluan ta prodhojnë najllonin.Najlloni përfitohet me procese të ndërlikuara kimike, që bëhen me acide dhe kripëra. Vetit e najllonit janë: izolimi elektrik, qëndrueshmëria mekanike (fortësia) e bëjnë këtë lloj të materialit shumë të dobishëm për shkaqe të ndryshme.
Polietileni u zbulua në vitin 1935 në Britani të Madhe pas tre vjet kërkimesh në laboratoret e ICI Alcali Division, për të zbuluar një material që i ka vetitë e nevojshme dielektrike për prodhimin e radarëve. Meqenëse ky material kishte veti shumë të mira dhe kosto të ulët të prodhimit, së shpejti filloi të zbatohet në shumë fusha të ndryshme.Polietileni është i lakueshëm (fleksibil), i qëndrueshëm në shtypje dhe tërheqje, dhe përballon temperaturën deri 65 gradë celcius.
Është i rezistueshëm ndaj ujit, deterxhenteve, acideve, alkooleve dhe është izolator i shkëlqyeshëm elektrik. Polietileni është materiali plastik më i përhapur në botë.
Polisterenin e ka zbuluar farmacisti gjerman Simon dhe kimisti Staudinger që në vitin 1839. Megjithatë, është dashur të pritet deri në vitin 1937 që të fillojë prodhimi industrial i tij. Polistereni është material poroz plastik. Gati 98% e vëllimit të tij është i përbërë nga ajri, andaj është i lehtë dhe i përshtatshëm për transport.